Kurti sot mban mbledhje të Qeverisë
26 shkurt 2020
| 23:55
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur për sot në orën 16:00 të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të Qeverisë.
Sipas kësaj komunikate, kryeministri Kurti para mbledhjes do të ketë edhe dy takime tjera.
“Në orën 08:40, Kurti në zyrën e tij pritet ta takojë, Komandantin e KFOR-it, Michael Risi dhe në ora 10:00 pret zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland”, thuhet në njoftim.