Kurti nesër me Bislimin do të mbajnë konferencë para mediave

17 shtator 2023 | 15:56

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi do të mbajnë nesër konferencë për media.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrisë, konferenca do të mbahet në orën 10:30 në ndërtesën e Qeverisë.

Nga zyra e qeverisë nuk janë dhënë detaje për arsyet e kësaj konference, por pason pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqi të enjten në Bruksel.

Ky takim që ishte i pari pas disa muajve përfundoi pa ndonjë rezultat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas majit dhe ngjarjeve të mëvonshme në Kosovë, Perëndimi dhe…