Kurti nesër në Bruksel, publikohet agjenda
06 dhjetor 2021
| 17:17
Kryeministri Albin Kurti nesër (e martë) do të shkojë në Bruksel. Ai do të pritet nga komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
Kurti do të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. Ky takim pritet të zhvillohet nga ora 11:30, sipas agjendës së publikuar nga Këshilli i Bashkimit Evropia.
Në fund të takimit, rreth orës 14:00, është paraparë të mbahet një konferencë për shtyp.
“Radio Evropia e Lirë”, ndërkohë, ka raportuar se gjatë kësaj vizite Kurti do të takojë zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë shefin e diplomacisë, Josep Borrell.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë gatishmëri për t’u takuar në kuadër të dialogut.