Kurti nesër në interpelancë
29 nëntor 2022
| 16:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër (e mërkurë) do të dalë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, lidhur me situatën e krijuar në vend.
Kurti është ftuar në interpelancë nga deputetët e opozitës. Interpelanca do të mbahet nesër në orën 11:30.
“Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti për çështjen: Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”, është thënë në njoftimin e Kuvendit.