Kurti nesër raporton para deputetëve për takimin e 26 tetorit në Bruksel
Nesër (e premte) Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 11:00.
Pika e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Kurti për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi. Ky raportim është ftuar nga opozita.
Raportimi i Kurtit vjen pas pranimit të Asociacionit të komunave me shumicës serbe.
Rendi i plotë i ditës:
1. Raportimi i kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
2. Votimi i propozim-rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,
3. Votimi i projekt-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,
8. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,
9. Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
10. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
11. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
12. Shqyrtimi i projekt-deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.