Kurti nesër takohet me kryetarët e komunave
01 tetor 2023
| 10:46
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër ( hënë) do të zhvillojë takim me kryetarët e komunave.
Kështu ka bërë me dije Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përmes një komunikate.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet me fillim nga ora 10:00.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ju fton në takimin e radhës të përbashkët me Sh.T.Z. kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministritë e linjës dhe kryetarët e Komunave”, është thënë në njoftim.