Kurti: Nesër tre kryetarët në veri betohen në ndërtesa publike

24 maj 2023 | 11:42

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën hyrëse në mbledhjen e sotme (e mërkurë) të qeverisë ka folur për zgjedhjet e fundit në katër komunat veriore dhe betimin e kryetarëve të rinj.

Ai ka thënë se nesër (e enjte) në ndërtesat publike të këtyre komunave do të bëhet edhe betimi i kryetarëve të rinj që kanë mbetur ka e kryer këtë procedurë.

“Nesër në ndërtesa publike në këto komuna do të mbahen seancat konstituive dhe betimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se kjo nuk është zgjedhje, por obligim i tyre dhe se është normale pas një procesi zgjedhor.

“Dje u bë një muaj prej mbajtjes së zgjedhjes në katër komunat veriore. Nuk pati asnjë incident, ishin të qeta dhe paqësore. Frikësimet, linçimet dhe trysnia e shantazhi nga Beogradi zyrtar ndikoi drejtpërdrejt në daljen e ulët të qytetarëve tonë serbë në këto zgjedhje. Vota e munguar ishte mungesë e vullnetit të lirë, jo shprehje e vullnetit politik. Fushatat e tilla kërcënuese të Beogradit zyrtar ndaj serbëve lokalë, veçanërisht në katër komunat tona në veri të vendit janë të shpeshta dhe të vazhdueshme. Por, veç pse diçka që ndodh shpesh dhe vazhdimisht nuk do të thotë që është normale dhe e pranueshme”, ka thënë Kurti.

Kurti ka përmendur edhe betimin e Erden Atiq si kryetar i Mitrovicës së Veriut të premten e kaluar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll për U18 në konkurrencën e…