Kurti: Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore

07 shkurt 2020 | 15:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar artdashësit me rastin e vdekjes se bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha.

Ai ka thënë se Pagarusha është talentja e papërsëritshme muzikore.

“Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë! Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve. Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore, vdiq sot në moshën 86 vjeçare. La pas vetes plot 5 albume e 88 këngë. Më shumë vepra se vite jetë. Secila këngë më e mirë se tjetra. Ngushëllime të gjithë artdashësve. Kjo është humbje e madhe për gjithë popullin e për muzikën”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot…