Kurti nga Amerika bën tifo për ‘Bad News Eagles’
09 maj 2022
| 13:16
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke e përkrahur ekipin shqiptar Bad News Eagles, në turneun më të madh të CS:GO, në PGL Major.
Kurti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Instagram” e ka uruar ekipin nga Kosova që të triumfojë.
“Dhe ja ku jemi sot në garën më të madhe të CS:GO, në PGL Major, duke bërë tifo për ekipin tonë të zemrës, Bad News Eagles. Kualifikimin e dëshiruar e arritëm, tani përpara për fitore. Go Eagles”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, përballjen e parë ekipi shqiptar është duke e zhvilluar ndaj ekipit turk, Eternal Fire.