Kurti nga Greqia: BE-ja, projekti më i rëndësishëm, duhet ta mbrojmë
28 prill 2023
| 22:58
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë Forumit Ekonomik të Delphit që po mbahet në Greqi ka thënë se Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm politik.
Ai tha se BE-ja, po ashtu është edhe procesi historik i paqes dhe prosperiteti që nga Lufta e Dytë Botërore, projekt të cilin duhet “ta ushqejmë dhe mbrojmë”.
“Në qershor do të bëhen njëzet vjet nga Samiti i Selanikut dhe premtimi për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor. Për të bërë një hap të madh përpara, nevojitet një mendim i ri”, ka shkruar Kurti.