Kurti nga Greqia shkon në Francë, merr pjesë në premierën e filmit “Pa vend”
16 korrik 2021
| 14:47
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Greqisë ka udhëtuar për në Francë ku ka marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa vend” që është dhënë sot në festivalin e filmit të Kanës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Është hera e parë që Kosova është në mesin e shteteve që garojnë për ‘Palmën e Artë’ dhe kryeministri ka shënuar së bashku me ekipin e filmit këtë moment të suksesit ndërkombëtar të kinematografisë së Kosovës”, ka thënë ai për “Klan Kosova”.