Kurti nga Lybeniqi i kërkon prokurorisë e gjykatave trajtimin e krimeve të luftës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar trajtim edhe më serioz të krimeve të luftës nga institucionet e drejtësisë.
Këtë mesazh kryeministri e ka dhënë nga Lybeniqi në përvjetorin e masakrës në këtë fshat.
“Shpresoj të deponohen sa më shumë dëshmi për krimet e kryera këtu në Kosovë. Ndërkaq sistemi të drejtësisë nga këtu i bëj thirrje edhe një herë për adresim me urgjencë të rasteve të kryera gjatë luftës, sepse këto krime asnjëherë nuk janë vjetruar, por dëshmitarët janë gjithnjë e më të moshuar. Në Policinë e Kosovës në të kaluarën krimet e luftës janë trajtuar në kuadër të hetimeve të krimeve të rënda”.
“Kemi mundësuar gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës, madje që në vitin 2019. Gjatë këtij mandati kemi bërë ndryshime të nevojshme ligjore që kriminelët serbë të luftës të përballen me drejtësinë, sepse këto krime, përveç se nuk falen, as nuk vjetrohen kurrë. E për t’u dokumentuar me saktësi të gjitha krimet kemi funksionalizuar Institutin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të cilën janë hapur, tashmë, 25 pozita të ekspertëve dhe zyrtarëve që do të punojnë”, ka thënë Kurti.