Kurti nga Mitrovica: Ka ardhur dita për Vetëvendosjen

25 shtator 2019 | 17:26

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, në hapje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit në Mitrovicë, ka thënë se është momenti i fundi për ta shpëtuar Kosovën nga e keqja.

Kurti ka thënë se dikush në Prishtinë ende dyshon se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Ai ka deklaruar se nuk iu besojnë sondazheve dhe se Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ka ardhur dita për Vetëvendosjen”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti i ka quajtur mashtrues liderët e tjerë të partive politike. “ Boll shumë na kanë rrejt dhe boll shumë na kanë mashtruar”, ka thënë Kurti.

Kurti ka premtuar investime në shëndetësi, arsim, ekonomi, etj.

Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe numrin 126.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/457488138443236/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në debatin se kush duhet të jetë portieri i parë…