Kurti nga Podujeva: Populli është përcaktuar për Vetëvendosjen

29 nëntor 2020 | 21:28

Kryetari i LV-së, Albin Kurti, para qytetarëve të mbledhur të selia e kësaj partie në Podujevë, ka uruar qytetarët e Podujevës për këtë fitore.

“Sonte ka fituar Podujeva, qytetari i saj, i cili vendosi vet për numrin 12 për Vetëvendosjen dhe për Shpejtim Bulliqin për kryetar”, ka thënë Kurti, raporton “Epoka e re”.

“Këtu po fillon qeverisja e re. Kjo që ka ndodhur sonte është referendum. Jo vetëm sonte por edhe në të ardhmen në Kosovë do të ketë referendume. Populli është përcaktuar për Vetëvendosjen”, është shprehur Kurti.

“Ne po ua kthejmë komunën”, është shprehur ndër të tjera Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet preliminare të…