Kurti nga Sarajeva: Forcimi i Kosovës dhe Bosnjës e detyron Serbinë të mos i përsërisë krimet

06 dhjetor 2024 | 19:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë së premtes po qëndron në Bosnjë, derisa mori pjesë edhe në një mbledhje të organizuar nga shoqata e intelektualëve “Krug 99” në Bashkinë e Sarajevës.

Nga atje ai tha se forcimi i Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës e detyron Serbinë të mos i përsërisë krimet që i ka bërë në të kaluarën në këto dy shtete. Në fjalim, Kurti u shpreh se marrëdhënia ndërmjet Bosnjës dhe Kosovës është e bazuar në vlera.

“Sarajeva është më pak se gjashtë orë larg Prishtinës, por për të ardhur, unë dhe delegacioni im duhej të kalonim barrierën e kufizimeve të vizave. Unë sjell përshëndetje nga qytetarët e Kosovës, të cilët e shohin Bosnjën si mik. Ne ndajmë historinë e njëjtë dhe kemi një të ardhme të përbashkët evropiane, prandaj zbatuam në mënyrë të njëanshme marrëveshjen për lirinë e lëvizjes bazuar në letërnjoftime dhe atë që arritëm përmes Procesit të Berlinit”, ka thënë Kurti, raporton Klix.

Ai beson se Kosova i ka borxh Bosnjë-Hercegovinës, para së gjithash duke iu referuar periudhës së luftës në të dyja vendet.

“Bosnja dhe Kosova janë të lidhura përmes një të kaluare të dhimbshme dhe tragjike. Në shumë mënyra, Kosova i detyrohet Bosnjës. Në Bosnje, ndërhyrja e NATO-s u bë pas vitit të katërt të luftës, dhe në Kosovë pas vitit të dytë të luftës. Forcimi i Bosnjës dhe Kosovës e detyron Serbinë të mos përsërisë krimet”, ka shtuar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër,…