Kurti: Nga sot Ministria e Shëndetësisë do të marrë vendimet lidhur me situatën me koronavirus
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se nga sot e tutje, vendimet lidhur me situatën me COVID-19 do të merren nga Ministria e Shëndetësisë bashkë me komunat dhe ministritë e linjës.
Ai ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i’u ka lënë kohë për të rishikuar procedurën e vendimeve të marra.
“Ne jemi të përkushtuar të veprojmë para se të bëhet vonë, këto masa preventive na kanë kushtuar shumë. E keni parasysh që vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka lënë kohë për të rishikuar procedurën e vendimeve të marra. Gjykata nuk e ka kontestuar legjitimitetin e masave që kemi marrë por se ka konstatuar se të njëjtat duhet të merren nga MSH. Prej sonte marrja e vendimeve do të bëhet nga MSH në konsultim me komunat dhe ministritë e linjës. Vendimet do të merren varësisht nga nevojat që përcaktohen edhe nga ISHKPK”.
Ai thotë se, kur sistemi publik shëndetësor nuk është në nivel të kënaqshëm atëherë duhet marrë masat parandaluese.