Kurti nga Vjena: Urdhërova ministrin e Brendshëm, asnjë plumb i yni në murin e Manastirit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste në Vjenë, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, kërkoi ekstradimin në Kosovë të Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, të cilat kanë kryer akt terrorist në Kosovë duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë.
Radoiçiq në Serbi, sipas Kurtit, është mbajtur vetëm dy orë nga policia dhe është liruar. E për ekstradimin e tij dhe grupit kriminal, kryeministri kërkoi edhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.
Ai tha se janë konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim, makina të blinduara e pajise të rënda ushtarake. Po ashtu Kurti përmendi edhe skenarët që Serbia kishte planifikuar t’i përdorte në Kosovë, duke vrarë edhe pelegrinët në Manastir, por edhe klerikët. E po ashtu Serbia kishte planifikuar që do ta përdormi edhe ushtrinë, por kjo nuk ndodhi dhe Serbisë i dështuan planet, tha Kurti.
“Urdhri im për ministrin e Brendshëm ishte zero viktima te civilët, asnjë plumb nga policët tanë në murin e manastirit. Çfarë na duhet tani është ekstradimi i këtij grupi të Milaln Radoiçiqit. Ai është paraburgosur për pak orë dhe është liruar menjëherë. Brigada Veriore dhe Mbrojtja Civile , dy organizata terroriste të shpallura të tilla më 20 qershor të këtij viti. Tani na duhet ekstradimi i Radojçicit”, tha Kurti.