
Kurti nis mbledhjen e parë të qeverisë, këto janë fjalët që ua tha ministrave
Albin Kurti me të marrë edhe zyrtarisht detyrën e kryeministrit, ai ka nisur mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar.
Ai ka thënë se qeveria e tij do të jetë e të gjithëve, për të punuar për qytetarët.
Kryeministri i ri ka thënë se duhet të jenë unik në kryerjen e detyrave.
Kryeministri Kurti ka kërkuar nga ministrat që të punojnë dhe të rrisin angazhimin e tyre në punë.
“Ky kabinet është i qytetarëve dhe ne punojmë për ta. Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve duhet të jetë motor për punën tonë dhe s’duhet të pushojmë derisa ta shpërblejmë qytetarin. Më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve që na presin. Programi ynë është ambicioz aq sa janë pritjet e qytetarëve. Do të ishte mirë që secili prej nesh të mësojmë përmendësh programin me LDK-në, sepse me të do të flemë në mbrëmje e do të zgjohemi në mëngjes”, ka thënë Kurti.
“Qeveria jonë është pasqyrë që qytetarët e shohin vetveten”, u ka thënë Kurti ministrave të tij.
/Epoka e re/