Kurti njoftohet nga drejtori i Doganës për rënien drastike të importeve nga Serbia
24 dhjetor 2018
| 14:23
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi, kanë vizituar drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.
Në këtë takim, drejtori Berisha e ka njoftuar Kurtin dhe Bislimin me punën e Doganës së Kosovës, funksionimin dhe sfidat e tyre.
Në interesimin e përfaqësuesve të Vetëvendosjes, Berisha i ka njoftuar edhe për rënien drastike të importeve nga Serbia, luftimin e kontrabandës.
Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe për mundësitë për shtimin e mbledhjes së TVSh-së brenda shtetit.
Të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë dhe interesimin për kontakte e takime të vazhdueshme në të ardhmen.
/Epoka e re/