Kurti njofton ambasadorin zviceran për prioritet e qeverisë së re
10 tetor 2019
| 16:22
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovës, Jean-Hubert Lebet, i cili e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për fushatën që ka adresuar me sukses shqetësimet e qytetarëve.
Në këtë takim, Kurti ka njoftuar ambasadorin zviceran se prioritete i Qeverisë së re do të jenë shtetndërtimi demokratik me sundim të ligjit e luftim të korrupsionit, zhvillimi ekonomik për punësim dhe ndryshimet aq të nevojshme në shëndetësi, arsim, e kujdes për ata që kanë më së shumti nevojë.
Në mbyllje të takimit është shprehur interesimi për kontakte dhe takime bashkëpunuese në të ardhmen.
/Epoka e re/