Kurti nuk deshi të bashkëqeverisë, por deshi të qeverisë

14 maj 2020 | 08:17

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar 100 ditët e punës së qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Lladrovci ka thënë në Klan Kosova se Kurti nuk deshi të qeverisë. “Kur e kisha në vizitë zotërinë Kurti në Drenas i thashë se nuk ma dhe kënaqësinë që ta vlerësoj qeverisjen për 100 ditë për shkak se ai u rrëzua për 50 ditë dhe 50 ditë ai ishte në detyrë. Unë kam thënë se po të isha deputet do ta votoja qeverinë Kurti dhe do t’i jepja 100 ditë e më pas do të reagonim. Zotëri Kurti e rrëzoi vetë qeverinë. Unë nuk kam besuar gjithë aq në qeverisjen e Kurtit për shkak se ai nuk ka udhëheq asnjëherë institucionet, por kam besuar në bashkëqeverisjen e LDK-së. Por, Kurti nuk deshi të bashkëqeverisë, por të qeverisë vetë dhe të tjerët të bëhen argatë të tij. Ai e shkarkoi nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, e aty filloi kriza”, ka thënë Lladrovci.

Kreu i Drenasit ka shtuar se kryeministri në detyrë në politikën e jashtme ka shkaktuar krizë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në segmentin e jashtëm ai nuk diti të qeverisë. Ai shkaktoi një krizë në qeverinë amerikane. Ai ka pasur probleme me zotërinë Grenell. Ne çdoherë kemi kërkuar që kushdo që është në pushtet të mbajë raporte të mira me Amerikën sepse falë saj jemi të lirë dhe këtu”, ka shprehur mendimin Lladrovci.

Ai ka theksuar se qeveria për marrjen e masave anti-Covid e ka shkelur ligjin.

“Tek Pakoja që e kanë bërë e kanë shkelur ligjin dhe nuk arsyetohet shkelja e ligjit pavarësisht qëllimit të mirë. Ata që lavdërohen se kanë qeverisur mirë është e pavërtetë e pasaktë sepse qeveria është rrëzuar dhe nuk mundesh asnjë ligj me miratu”, ka thënë Lladrovci.

Ndër të tjera, Ramiz Lladrovci ka shtuar se qeverisja e Albin Kurtit do të mbahet mend se për paraqitjen humanitare të Serbinë me pranimin e 1 000 testeve për Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin…