Kurti: Nuk do të bëjmë koalicione paszgjedhore

09 shkurt 2021 | 15:18

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente në listën e kësaj partie, Vjosa Osmani, kanë vizituar të martën qytetin e Shtimes, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Osmani ka thënë se Shtimja më nuk do të jetë bastion  i PDK-së që aktualisht udhëheq me këtë komunë por bastion i ndryshimit.

“Faleminderit për këtë mikpritje kaq të ngrohët. Kemi nderin që sot po ua dëshmoni të gjithëve që Shtimja nuk është bastion i atyre por është bastion i ndryshimit. Faleminderit që po ua dëshmoni atyre që e ndalën Qeverinë e shpresës që nuk ka forcë që do na ndal më. Faleminderit që po e dëshmoni që kurrë më nuk do i lejoni që të ju mashtrojnë dhe të keqpërdorimin besimin e votën tuaj”, ka thënë ajo.

Ndërsa Albin Kurti, ka thënë se me Osmanin janë bërë bashkë për të formuar një shumicë parlamentare.

“Me presidenten Vjosa Osmani jemi bërë bashkë, e kemi realizuar koalicionin parazgjedhor. Andaj zgjedhjet e reja janë një referendum gjithëpopullorë me që rast ne synojmë një fitore të madhe që ta bëjmë shumicën popullore, shumicë parlamentare. Nuk do të bëjmë koalicione paszgjedhore sepse i kemi bërë ato parazgjedhore. Nuk do të qeverisim për të ju sunduar, dhe nuk do të qeverisim për tu pasuruar. Do të vazhdojmë të jemi klasë e mesme”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…