Kurti: Nuk do të ketë asnjë pengesë që s’do të tejkalohet me LDK-në
27 tetor 2019
| 14:20
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për “Kosovapress”, është shprehur besimin e tij se nuk do të ketë asnjë pengesë që s’do të tejkalohet me LDK-në për të formuar qeverinë e ardhshme.
Kurti ka bërë me dije se nesër (e hënë) në takimin e grupeve punuese me LDK-në, do të diskutohet për çështje ekonomike, teksa ka theksuar se shumë shpejt pritët të diskutojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Kurti i cili është duke synuar të bëhet kryeministër pasi ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se ende nuk i kanë ndarë postet ministrore. Në këtë kontekst, Kurti ka thënë se fokusi i tyre është riorganizimi i ministrive.