Kurti: Nuk do të ketë harresë e as amnisti për kriminelët e luftës

27 prill 2020 | 12:38

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar nga kryekuvendarja Vjosa Osmani, ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e të pagjeturve në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Kurti me këtë rast ka thënë se nuk do të ketë as harresë e as amnisti për kriminelët që i kanë kryer këto krime në Kosovë gjatë luftës së fundit.

“Bashkë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin ishim në Meje të Gjakovës që është vendi i masakrës më të madhe së luftës së fundit në Kosovë ku janë vrarë 367 shqiptarë nga policia Serbe dhe policia jugosllave”.

“Përgjatë procesit të Tribunalit të Hagës janë identifikuar saktësisht 17 kriminel serb për masakrën e Mejes mirëpo asnjëri prej tyre nuk është gjykuar e dënuar”.

“Për shkak të kësaj masakre edhe 27 prilli është Dita Kombëtare e të Pagjeturve dhe ne erdhëm të bëjmë nderim edhe këtu, në përkujtim të të gjithë atyre të cilët u vranë u varrosën plagët ngelen të hapura ato kullojnë për familjarët por edhe për gjithë shoqërinë tonë dhe nuk duhet të ketë as harresë për të pagjeturit dhe as amnisti për kriminelët”, ka thënë Kurti, raporton “EO”.

Kurti është pyetur edhe për zhvillimet politike, por ka thënë se nuk është vendi të flas për ping-pongun politik. Ai ka thënë se po bëjnë nderime për të gjithë të vrarët në Kosovë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Jugut ka shuar spekulimet në lidhje me shëndetin…