Kurti nuk do të largohet nga froni i kryeministrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Qeveria Kurti pati një qeverisje shumë të mirë në këto 4 vjet.
“Asnjë qeveri nuk e ka përfunduar kështu mandatin”, tha ai.
Bajqinovci, tha se në zgjedhjet e reja nuk mund të priten ndryshime të mëdha.
“S’mund të ketë ndonjë rënie”, tha ai.
Deputeti i partisë në pushtet, foli edhe për zgjedhjet në SHBA.
“Ardhja e Trumpit nuk do të ndikojë vetëm në Kosovë por në mbarë botën. Për Kosovën nuk do të ketë ndonjë problem, sepse Amerika është Amerikë”, u shpreh ai, duke shtuar se “nuk do të ketë ndonjë problem, siç po e quan opozita, për Qeverinë Kurti”.
Deputeti Mefail Bajqonovci foli edhe për ftesën e presidentes Vjosa Osmani për konsultime me krerët e partive politike për datën e zgjedhjeve.
“Do të ketë zgjedhje të rregullta, nuk do të ketë largim të Kurtit nga froni i kryeministrit. Pritet vetëm data, dita, muaji”, tha ai.
“Jemi të gatshëm për zgjedhje, unë preferoj muajin nëntor”, u shpreh Bajqinovci.