Kurti: Nuk e kam lexuar ende raportin e ShBA-së për Ujmanin
25 qershor 2021
| 10:31
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk e ka lexuar raportin e ShBA-së për Liqenin e Ujmanit.
Kurti, i pyetur nga Ekonomia Online, për këtë çshtje, shtoi se ekipet që merren me këtë çështje do ta analizojnë atë dhe më pas do të dalin me qëndrim.
“Nuk e kam lexuar ende raportin, kemi ekipet që merren me këtë gjë, dhe pastaj do ta komentojmë”, ka deklaruar Kurti.