Kurti: Nuk e kemi refuzuar projektin e gazit

04 tetor 2021 | 12:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur poshtë pretendimet se qeveria e tij ka refuzuar projektin e gazit, i cili do të financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC).

Ai ka deklaruar se qeveria ka kërkuar më shumë informacione dhe studime për këtë çështje.

Sipas tij, kjo nuk do të thotë se qeveria e ka refuzua këtë projekt.

“Nuk janë të vërteta akuzat, ne jemi në kontakt me MCC, gjithashtu jemi duke diskutuar se si është më së miri në këtë fazë të përdorim fondet të cilat do të na ndihmojnë për politikat tona energjetike. Pra nëse kemi thënë që na duhen më shumë informacion dhe studime, kjo nuk do të thotë se kemi refuzuar por do të thotë që jemi të përgjegjshëm, fondet amerikane janë të mirëseardhura e të dëshiruara por edhe do të shfrytëzohen nga Qeveria jonë”, ka thënë Kurti për Ekonomia Online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është duke u mbajtur seanca e radhës në rastin e…