Kurti nuk e komenton protestën e PSD-së

31 janar 2022 | 11:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka komentuar protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të cilën e kishte organizuar PSD-ja.

Kur është pyetur për protestën, ai ka thënë nuk është e mundur të mos ketë as, as shtrenjtim e as shkyçje të energjisë elektrike.

“Besoj që deri në orën 16:00 sot do të ketë mjaftueshëm komente te Zyra e Rregullatorit të Energjisë, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë krizë energjetike, kur jo vetëm zgjidhje ideale, por as zgjidhje optimale nuk ka. Po e ritheksoj se nuk është e mundur që të mos kemi as subvencionim, as shtrenjtim e as shkyçje. Por duhet që të marrim parasysh sa më shumë faktorë dhe bashkërisht të dalim nga kjo situatë në të cilën nuk jemi me fajin tonë. Sepse në njërën anë, çmimet e energjisë janë shtrenjtuar shumë në bursën ndërkombëtare energjetike, ndërkaq në anën tjetër kemi më shumë se dy dekada që kemi pasur zhvatje në KEK dhe jo vetëm”, ka deklaruar Kurti.

Sot, përfundon afati për të dhënë komente për raportin konsultativ që paraqet qëndrimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin për konsumatorë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Linja e Tensionit të Mesëm 35 kV nga qyteti i…