Kurti: Nuk ekziston incizimi i transkriptit nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë
25 mars 2020
| 15:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fillim të seancës për mocionin ndaj qeverisë se tij, ka bërë me dije se do të publikohet transkripti nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
Por, me vonë ai ka thënë se incizimi i kësaj mbledhje nuk ekziston, duke hedh dyshime se ai është fshirë “hard-disku”.
Në këtë kontekst, Kurti ka thënë se shteti vazhdon të jetë i kapur. Ai ka thënë se të gjitha hallkat institucionale, përpos qeverisë.
Ndërsa deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i ka thënë Kurtit se mbledhjet e këtij këshilli janë konfidenciale dhe se nuk mund të publikohet asgjë se çfarë bisedohet aty.