Kurti: Nuk është Beogradi më i rëndësishëm se serbët e Kosovës
08 maj 2018
| 20:56
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se subjekti i tij u jep përparësi serbëve të Kosovës përpara Beogradit.
“Nuk jemi në parim kundër dialogut me Beogradin, por jemi kundër dialogut pa parime me Beogradin. Ne i japim prioritet dialogut me serbët e Kosovës. Nuk bënë ta konsiderojmë më të rëndësishëm Beogradin, se sa serbët e Kosovës. Ne duam dialog me serbët e Kosovës, që dialogu të mos i nënshtrojë prioritetet e shtetit, duam dialog me Brukselin për dialog me Serbinë”, ka thënë Kurti në “RTK”.