Kurti nuk heq dorë nga qëndrimi i tij: Heqja e taksës pa reciprocitet është pozicion ekstrem

11 mars 2020 | 16:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbajtja e tarifës siç është dhe pa reciprocitet është pozicion ekstrem.

Kurti në seancën e jashtëzakonshme për raportet Kosovë-ShBA, ka thënë se heqja e taksës pa kushte është pozicion ekstrem.

Kurti ka deklaruar se në fushatën zgjedhore kanë premtuar reciprocitet.

“Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe vazhdim të dialogut”, ka thënë Kurti, duke shtuar se po kërkohet që të hiqet taksa dhe të arrihet marrëveshja me Serbinë.

Kurti beson se ka marrëveshje të gatshme në mes të presidentit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se për t’u mos u vendosur reciprociteti duhet të pyetet populli, me referendum.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është…