Kurti nuk iu refuzua viza amerikane, së shpejti udhëton për vizitë në SHBA

03 nëntor 2021 | 21:38

Kryeministri i vendit Albin Kurti, së shpejti do të udhëtojë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e konfirmuan për Klankosova.tv nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës, ku zyrtari i saj për informim Përparim Kryeziu, demantoi disa raportime se kryeministrit Kurti i është refuzuar viza amerikane.

“Nuk është e vërtetë”, u shpreh ai kur u pyet për refuzimin e vizës për Kurtin.

“Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kadri Cikaqi është studenti i parë që e ka përfunduar…