Kurti: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës së ShBA-së për asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se nuk është ftuar në një takim që do ta organizojë Ambasada e ShBA-së në Prishtinë më 31 janar, e ku do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Kurti ka thënë se ky takim do të zhvillohet si pasojë e insistimit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai ka thënë se ka pritur nga Escobari që të thotë në Beograd se Serbia duhet ta njohë Kosovën, e jo të thotë në Prishtinë se Asociacioni do të bëhet, pavarësisht kryeministrit të Kosovës. Duke folur për planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Kurti tha se ai nuk i është prezantuar në formën “merre ose lëre”, por si platformë për diskutim të mëtutjeshëm.
Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU