Kurti: Nuk ka ende dokument përfundimtar për planin e zbatimit të propozimit të BE-së

18 mars 2023 | 10:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka ende pajtim sa i takon planit të zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Duke folur për gazetarët në Ohër, ai tha se për tekstin e këtij plani do të diskutohet gjatë takimit të sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Do të kemi bisedime për planin e zbatimit, sepse nuk ka tekst të përfunduar. Përderisa nuk ka tekst të përfunduar, nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, e përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve, nuk mund të ketë marrëveshje”, tha Kurti.

“Përveçse jam optimist, kam ardhur me qëllim të mirë, me vullnet të mirë dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët, që fatkeqësisht nuk u nënshkrua në Bruksel më 27 shkurt, ta vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojmë marrëveshjen për normalizim të raporteve”, shtoi Kurti.

Ai u zotua se do të bëjë më të mirën për Kosovën dhe të gjithë qytetarët, pa dallim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka…