Kurti: Nuk ka paqe pa drejtësi për viktimat
2 maj 1999 shënon një nga ngjarjet më të kobshme gjatë luftës në Kosovë.
25 vjet më parë, në fshatin Studime të Vushtrrisë janë vrarë 116 civilë.
Të enjten pas dy dekadash e gjysmë është përkujtuar kjo ngjarje e rëndë.
Me këtë rast, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në fjalimin e tij në akademinë përkujtimore, ka thënë se nuk ka paqe pa drejtësi për viktimat.
“Më pak së dy orë u vranë civilë të paarmatosur qe bëri ushtria e rregullt serbe. Masakra radhitet mes masakrave të shqiptarëve dhe asaj të Sebrenicës. Andaj këta muaj u përkushtohemi masakrave të viktimave. Numri i masakrave edhe dëshmi e gjenocidit serbe. Jemi të qartë për kërkesën tonë për drejtësi. Të behët drejtësi universale për viktimat, ky është kusht i vetëm për paqe”, ka thënë Kurti.