Kurti: Nuk kam folur me Borrellin nga dje, ShBA-ja është në kontakt me Brukselin

22 nëntor 2022 | 14:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka komunikuar me kryediplomatin e Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, pas shtyrjes së vendimit për gjobat rreth targave për 48 orë.

I pari i qeverisë para mediave ka thënë se ShBA-ja është në kontakt me Brukselin. Me këtë rast, ai ka falënderuar ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, për përkushtimin dhe angazhimin e tij në këtë çështje.

“ShBA-ja sidomos ambasadori Jeff Hovenier është i përkushtuar dhe i angazhuar dhe e falënderoj për këtë. Roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ. Tash ai po i bën përpjekjet maksimale. ShBA-ja sidomos Hovenier, ata janë në kontakt me Brukselin. Që prejse ka përfunduar takimi i fundit në kuadër të bisedimeve tetëorëshe, unë nuk kam komunikuar me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell, i cili me keqardhje ritheksoi e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë le ta kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Hendbollit e Kosovës tani e katër vjet është…