Kurti: Nuk kemi arsye të ngutemi për taksën
26 shkurt 2020
| 13:47
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se taksa 100 për qind për mallrat serbe do të zëvendësohet me reciprocitet.
Ai ka thënë se nuk ka arsye që Qeveria të ngutet rreth kësaj çështje.
“Taksa zëvendësohet me reciprocitetin, nuk ka arsye që të ngutemi. Duhet që një herë ta bëjmë elaborimin e reciprocitetit dhe porsa të kemi këtë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë me grupin e saj punues, ne më pastaj, edhe do ta zëvendësojmë taksën 100 për qind. Por, ne nuk bëjmë gabime, shkojmë drejt, mbarë në rrugën tonë të mirë”, ka deklaruar Kurti, pas hapjes së ekspozitës “Kujtesa e Kosovës”, kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.