Kurti nuk kthehet në Kuvend, shtyhet seanca për dialogun

13 shkurt 2023 | 18:18

Pasi kryeministri Albin Kurti ka munguar në vazhdimin e seancës për dialogun, ajo është shtyrë për një ditë tjetër.

Sipas shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës, kryeministri ishte në një takim, por për dialogun ajo tha se mund ta raportonte zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

“Kjo seancë është ftuar nga opozita, ne si pozitë e kemi mbështetur kërkesën e tyre, sipas informatës nga Zyra e Kryeministrit ai është aktualisht me një takim por që prezencën e tij e ka ofruar zëvendëskryeministri që është përgjegjës për dialogun. Megjithatë është prapë seancë që këta e kanë ftuar dhe sipas vendimit të tyre ne qëndrojmë të gatshëm, ne jemi këtu për debate për këtë çështje. Nga fillimi kemi qenë të gatshëm për debat dhe vazhdojmë ta kemi një qëndrim të tillë”, ka thënë ajo.

Megjithatë shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së vlerësuan se kjo seancë nuk ka kuptim pa pjesëmarrjen e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zgjedhjet lokale të 5 marsit për komunën e Tuzit,…