Kurti nuk lëshon pe: Çmimet nuk janë rritur vetëm për mësuesit e arsimtarët
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qeveria e tij nuk është duke synuar triumfalizëm në dramën e grevës së mësimdhënësve.
Kurti ka thënë se nuk ka premtuar rritje të pagave, ndërsa tha se deputetët duhet ta masin ndryshe performancën e qeverisjes së tij.
“Së pari, dua t’ju siguroj që nuk bëhet fjalë për kurrfarë synimi për triumfalizëm”, ka thënë Kurti, duke treguar se ishte takuar me kreun e BSPK-së, Atdhe Hykollin mbrëmjen e 1 shtatorit.
“Ia kemi ofruar triumfin” sindikalistëve, ka thënë Kurti, duke shpjeguar ofertën e tij që ta prezantojnë bashkë pakon për përballje me inflacion.
“Unë kam dashur që ata të bëhen pjesë e fitores. Ju ka pëlqyer, por nuk janë pajtuar pasi kanë dalë nga takimi, dhe nuk e di me kë janë konsultuar”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se “çmimet nuk janë rritur specifikisht vetëm rritur vetëm për mësuesit dhe arsimtarët”.
“Çmimet janë rritur për të gjithë”, ka thënë ai.