Kurti: Nuk më pëlqejnë evropianët antiamerikanë dhe as amerikanët antievropianë

16 qershor 2023 | 14:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumi i Paqes në Prespë të Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e tij, Kurti ka folur për situatën në veri të vendit. Me këtë rast, ai ka bërë një deklaratë interesante, duke thënë se nuk i pëlqejnë “evropianët antiamerikanë”, por as “amerikanët antievropianë”.

“Ne dëshirojmë të kontribuojmë, jo vetëm të përfitojmë, dhe dëshirojmë të mbrojmë Bashkimin Evropian. Dhe unë besoj në bashkëpunimin transatlantik. Prandaj, për ta thënë në një mënyrë të ndryshme, nuk më pëlqejnë evropianët antiamerikanë dhe antiamerikanët evropianë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka thënë se presidenti i…