Kurti: Nuk mund të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës

04 shkurt 2020 | 10:29

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se nuk do të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës.

Ai në një intervistë që kishte dhënë për Deutsche Wellen para zgjedhjes kryeministër, ka theksuar se në këto kufi na kanë njohur rreth 110 shtete, përfshirë edhe SHBA-të dhe Gjermania.

“Nuk mund të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës. Kosova i ka kufijtë e vet. Kosova ka qenë element konstituiv i Federatës Jugosllave. Në këto kufi na kanë njohur rreth 110 shtete, përfshirë edhe SHBA dhe Gjermania dhe ne nuk kemi tokë për t’i dhënë Serbisë. Principi i marrëveshjes së ardhshme midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë vajtimi i Serbisë për Kosovën e humbur, me ç’rast ajo duhet të ngushëllohet me një kompesim territorial, por duhet të vihet në spikamë jeta e qytetarëve, nevojat praktike, të drejtat njerëzore dhe vuajtjet që kemi pësuar pikërisht nga një shtet si Serbia, që nuk ballafaqohet me të kaluarën e saj. Ne nuk kemi dilema. SHBA janë aleati ynë i pazëvendësueshëm. Menjëherë aty, është Gjermania. Ne nuk do ta zëvendësojmë asnjëherë Gjermaninë me Rusinë, e siç mund të ketë menduar edhe dikush tjetër që është angazhuar në tezën e gabueshme, të dëmshme, dhe fort të rrezikshme të shkëmbimit territorial”, ka thënë Kurti.

Në këtë intervistë Kurti ka folur për programin e parashikuar të qeverisë, dialogun me Serbinë dhe integrimin e ardhshëm me Shqipërinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada amerikane në Prishtinë ka përshëndetur formimin e qeverisë së…