
Kurti nuk takohet sot me Thaçin, kjo është arsyeja
27 dhjetor 2019
| 11:40
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka refuzuar sot ta takojë presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Në një përgjigje për “Klan Kosova” Zyra e Vetëvendosjes për marrëdhënie me publikun, ka thënë se Kurti e ka të pamundur takimin e sotëm me Thaçin pasi gjendet jashtë Prishtinës.
“Pak pas orës 11:00, në selinë e LV-së, sot erdhi letra e presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me kryetarin e LV-së, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takojë presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, është thënë përgjigjen e LV-së.