
Kurti nuk tregon a do t’i ftojë partitë e tjera opozitare për takim për qeverinë e re
09 prill 2025
| 09:52
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas homazheve të të rënëve në betejën e Koshares, nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se a do t’i ftojë partitë e tjera opozitare për takim pas refuzimit të LDK-së.
Ai nuk komentoi as refuzimin e letrës që i ka bërë kreu i LDK-së pas kërkesës së Kurtit për takim për formimin e institucioneve të reja.