Kurti nuk u përgjigjet pyetjeve rreth urës së Ibrit
03 shtator 2024
| 12:36
Kryeministri Albin Kurti, ka refuzuar të marrë pyetje nga gazetarët gjatë një vizite në Institutin e Francës në Kosovë.
Kur gazetarët kanë nisur të bëjnë pyetje, Kurti ka thënë: “Këtu jemi në Institutin francez, për pyetje të tjera flasim nga kryeministria. E di që ju keni shumë interesim”.
Pavarësisht kësaj, gazetarët kanë vijuar me pyetje për hapjen e urës së Ibrit, megjithatë, Kurti sërish ka refuzuar të flasë.
“Shikoni, të gjitha pyetjet e tjera, përgjigjemi nga zyra e kryeministrit”, ka thënë Kurti.
.