Kurti nxit përplasje në Zvicër në prag zgjedhjesh, s’pritet mirë fakti që do të marrë pjesë në organizimin e një partie
Bashkëpunimi i kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, me Partinë Socialdemokrate të Cedric Wermuth, nuk po pëlqehet në Zvicër. Një panel diskutimi i organizuar nga Partia Socialdemokrate zvicerane në të cilin pritet të marrë pjesë kryeministri, Albin Kurti, gjatë shtatorit, ka nxitur reagime atje, meqë në Zvicër do të mbahen zgjedhjet në tetor.
Në një artikull të publikuar nga 20min.ch, përmendet njohja e gjatë e Kurtit me Cedric Wermuth që nga vitet 2000, dhe bashkëpunimi që kanë pasur gjatë vitit 2019, kur Cedric Wermuth dhe Kurti kishin marrë pjesë në një kampanjë zgjedhore në Arau, dhe më pas dy vite më vonë Partia Socialdemokrate e Zvicrës kishte bërë thirrje që të votohej Vetëvendosje.
“Në vitin 2023, Vetëvendosje dhe Partia socialdemokrate madje kanë nënshrkuar nëj marrëveshje me synim bashkëpunimi”, shkruan 20min.ch.
Pjesëmarrja e Kurtit në këtë panel diskutimi me kandidatët që kanë lidhje kosovare dhe me Cedric Wermuth, thuhet se ka për synim “kosovarët me pasaportë zvicerane”, ka thënë një zëdhënës i Partisë Socialdemokrate.
Nga Partia Popullore e Zvicrës po e konsiderojnë diçka të tillë si “ploëtsisht të gabuar”. Perparim Avdili një shqiptar nga një fshat i Maqedonisë së Veriut ka thënë se “fakti që Kurti po bën fushatë për Partinë Socialdemokrate në rolin e një partie të krahut të majtë është shokuese”.
Avdili ka thënë se kosovarët që jetojnë në Zvicër mund t’i marrin vendimet për zgjedhjet në Zvicër edhe pa “I thënë një politikan kosovar se për kë të votojnë”.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Popullore zvicerane dhe Këshilltari Kombëtar Peter Keller madje e përshkruan paraqitjen e planifikuar të Kurtit si “plotësisht të gabuar”.
“Zvicra nuk duhet të ndërhyjë në fushatat zgjedhore të huaja dhe vendet e huaja nuk duhet të ndërhyjnë në fushatën zgjedhore zvicerane”, thekson Keller.
Keller dhe Avdili kanë thënë se shohin paralele mes Kurtit dhe Erdoganit sa i përket “interferimit ne fushatë zgjedhore”. Por Avdili ka theksuar se s’dëshiron ta barazojë Kurtin me Erdoganin.
Ndërkohë për këtë është kundërpërgjigjur Cedric Wermith duke thënë se ka dallim të madh në mes të Erdoganit dhe Kurtit.
Dallimi me Erdoganin është se Kurti është “një fener demokracie në një rajon ku autokratët janë në rritje,” shpjegon bashkë-presidenti i PS-së Cédric Wermuth.
Sipas Wermuth “paraiqtja e Kurtit nuk është patronizuese edhe ndaj zviceranëve me rrënjë në Kosovë.
“Sigurisht, këta njerëz marrin vendimet e tyre dhe nuk kanë nevojë që dikush t’u tregojë se si të votojnë,” thotë Wermuth.