Kurti, opozitës: Ejani të punojmë së bashku, t’i përmirësojmë gabimet tuaja
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, se është i gatshëm të bashkëpunojë me krerët e opozitës për politikën e jashtme, në veçanti për dialogun me Serbinë.
“Pjesa më e madhe e punës dhe energjisë time është në zhbërjen e dëmit që e keni shkaktuar ju, si asociacioni, fusnota, hapja e çështjes së statusit, kërcënimet për ndryshime territoriale. Nëse i keni rënë pishman për shumë marrëveshje, e me sa ju kam dëgjuar shpresoj që po, ejani të punojmë së bashku që t’i përmirësojmë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se Kosova ka qeveri, e cila nuk sjell marrëveshje të dëmshme për vendin.
“Tash kemi Qeveri e cila nuk sjell marrëveshje të dëmshme por është e angazhuar në zhbërjen e tyre, karshi Serbisë duhet të jemi të bashkuar në parim dhe qëndrim”, ka thënë Kurti.