Kurti, opozitës: Kur ta takoni Escobarin thuajani zëshëm se jeni për marrëveshje finale me njohje në qendër

09 shkurt 2023 | 12:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar opozitën që para përfaqësuesve ndërkombëtarë t’i shpalosin kërkesat e tyre lidhur me bisedimet me Serbinë.

“Kur ta takoni Escobarin, thuajani përpara, mendomëni mua dhe thuajani atij se jeni për marrëveshje finale dhe njohje reciproke në qendër”, është shprehur Kurti në Kuvend.

Më tutje, ai ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është i PDK-së dhe LDK-së.

“Po thoni se po fshihem, si mund të fshihem kur ju kam ftuar në zyrë për ta parë propozimin e BE-së”.

“Ky asociacioni është i kryetarit të nderit të LDK-së (Isa Mustafës) dhe kryetarit të nderit të PDK-së (Hashim Thaçit)”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…