Kurti, opozitës: Po dëgjojmë shumë premtime boshe, emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet të ngatërrohen

30 tetor 2024 | 16:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sulmuar opozitën nga mbledhja e Qeverisë.

Ai ka thënë se teksa zgjedhjet po afrohen, po dëgjojnë premtime boshe nga ta si kundër reagim ndaj “veprimeve të mira qeveritare”.

Kurti ka vazhduar me humorin e tij, duke thënë se nuk duhet të ngatërrohen emisionet humoristike me “qeverisjen e përgjegjshme’.

“Ndërkohë, për shkak që tashmë edhe zgjedhjet po afrohen, po dëgjojmë shumë premtime bosh opozitare si kundërvlerë e veprimeve të mira qeveritare, mirëpo për një gjë duhet të jemi të sigurtë se emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet të ngatërrohen”, ka thënë Kurti të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka…