Kurti, opozitës: Vuçiqi po ju do veç juve, po s’jeni më, është tjetër kush në qeveri
03 nëntor 2023
| 15:49
Kryeministri Albin Kurti e ka marrë përsëri fjalën në Kuvendin e Kosovës duke i thënë opozitës së Aleksandër Vuçiqi s’është i interesuar as për draftin e Asociacionit e për asgjë tjetër, por vetëm për marrëveshjen e 2013-ës dhe për ish-pushtetin.
Derisa Kurti ka folur janë dëgjuar kundërshti nga partitë opozitare, ku Kurti si me ironi iu ka bërë thirrje për qetësi.
“Vuçiqi po thotë ata po i du. Juve po ju do fort. Por s’jeni ju më. Jeni në opozitë. Qeveria është tjetër. Ai juve po ju do. Qaq shumë po iu do juve, veç 2013, 2015 thotë. Ky është realiteti. Ju lutemi ruajeni qetësinë partia institucionaliste ju LDK-ja”, ka thënë Kurti.