Kurti, opozitës: “Zajednica” nuk ka kaluar në gjykatë e popull, s’kalon as në qeveri

03 mars 2023 | 01:52

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka kaluar në Kuvend, por nuk ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese, nuk ka kaluar as në popull e as në Qeveri.

“Zajednica ka kaluar këtu në kuvend, Zajednica nuk ka kaluar në gjykatë, nuk ka kaluar as në popull e nuk kalon as në kryeministri e qeveri, por te ju ka kaluar”, tha Kurti.

Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvend, tha se Beogradi zyrtar gjatë negociatave që nga vjeshta e vitit të kaluar ka insistuar që marrëveshja të bëhet pasi të zbatojmë Asociacionin – por kjo nuk u bë, dhe sipas tij është fitore për Kosovën.

“Beogradi zyrtar gjatë negociatave që kemi zhvillu tërë vjeshtën e kaluar dhe këtë dimër insistimi i Beogradit është të bëjmë marrëveshje pasi të zbatojmë Asociacionin dhe kjo nuk u bë – kjo është fitore e jona s’është e imja por e Kosovës dhe qëndrueshmërisë së saj”, ka theksuar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka numëruar gjatë debatit për…